Adrenalina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Formula kimike e Adrenalinës është

Adrenalina (nga lat. ad dhe ren në kuptimin mbi veshka) është hormon i gjëndrave mbiveshkore që lëshohet në trupin e njeriut kur ai është në gjendje rreziku apo në stres (zavalë, siklet psikikë). Ky hormon shkakton rritjen e frekuencës të rrahjes së zemrës, rritjen e shtypjes së gjakut, zgjerimin e bronkeve, rritjen e yndyrave (lipolzë) dhe sheqerit (glukolizë) në gjak. Adrenalina e ndryshon qarkullimin e gjakut nëpër organe duke e zvogëluar sasin e gjakut që qarkullon në organet e tretjes dhe duke shtuar gjakun në muskuj. Adrenalina gjithashtu gjendet si transmitor në tru në neuronet neuroadrenerge.

Adrenalina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Adrenalina është hormon me kohëzgjatje të shkurtër veprimi. Ka ndikim të madh në metabolizëm të sheqernave. Ajo e shakton procesin e zbërthimit të glukogjenit në mëlçi dhe rritjen e orëqendrimit të glukozës në gjak. Stimulon edhe metabolizmin e yndyrave dhe të proteinave. Pastaj ka veprim stimulues në zemër, shkakton ngushtimin e enëve të gjakut që manifestohen me rritje të shtypjes së gjakut arterioz. Rritja e sasisë së adrenalinës shkakton edhe rritjen e shtypjes së gjakut. Kjo paraqitet te hiperplazia ose tumori i palcës së gjëndrës mbiveshkore. Kjo sëmundje quhet feokromocitom. Adrenalina ka veprim të kundërt me insulinësn. Kjo e rrit sasinë e sheqerit në gjak, kurse insulina e zvogëlon.